Avionët sionistë edhe një herë sulmojnë ushtrinë siriane
Sipas një njoftimi të agjencisë Menar të lajmeve, ushtria izraelite ka sulmuar edhe një herë njësitet e topave të ushtrisë siriane në rajonin Bu Gavug.
Izraeli ka pretenduar se ky sulm ishte përgjigje ndaj sulmeve me raketa të kryera nga Siria në veri të lartësive Golan. Avionët izraelitë dje në mbrëmje kanë sulmuar dy baza të njësisë së topave të ushtrisë siriane. Kjo është e gjashtë herë që ushtria izraelite sulmon ushtrinë siriane brenda disa ditësh. Deri tani nuk ka të dhëna mbi dëmet e shkaktuara nga ky sulm. Qeveria siriane ka bërë të ditur se Izraelit dhe aleatët rajonalë dhe perëndimorë të grupeve terroriste për të ndihmuar këto grupe sulmojnë qeverinë siriane. Ushtria e Sirisë disa herë ka zbuluar dhe bllokuar dërgesa me armatime dhe pajisje ushtarake të Izraelit për grupet terroriste. Që nga nisja e krizës në Siri ushtria izraelite disa herë ka mbështetur grupet terroriste kundërshtare të qeverisë siriane duke sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane në zona të ndryshme të Sirisë. Regjimi sionist ka pushtuar lartësitë Golan në vitin 1967 dhe e ka aneksuar këtë rajon në vitin 1981, mirëpo kjo nuk është njohur zyrtarisht nga Bashkësia Ndërkombëtare.