Terroristët transferojnë veprat historike të Sirisë në Izrael
(last modified Thu, 15 Sep 2016 05:39:31 GMT )
Shtator 15, 2016 07:39 Europe/Tirane
  • Terroristët transferojnë veprat historike të Sirisë në Izrael

Gazeta sioniste "Haaretz" ka pohuar se veprat dhe objektet historike-antike të plaçkitura në Siri, nëpërmjet terroristëve po transferohen në Izrael.

Gazeta sioniste "Haaretz" të mërkurën në një raport të saj ka shkruar se veprat dhe objektet historike të Irakut pas rrëzimit të ish-diktatorit irakian Sadam Husein, nëpërmjet bandave trafikante janë dërguar në Izrael dhe janë shitur në tregjet izraelite, ndërsa tani edhe veprat dhe objektet historike të Sirisë pas plaçkitjes, përfundojnë në tregjet izraelite. Në kohën kur e gjithë vëmendja është përqendruar në qendrën arkeologjike të Tedmurit (Palmira) në Siri, pamjet satelitore tregojnë se grupi terrorist ISIS në mënyrë sistematike ka plaçkitur monumentet dhe objektet antike në shumë rajone të Sirisë. Ndërkohë Itan Klin, drejtor i sektorit për parandalimin e plaçkitjes së veprave të muzeve në territoret e pushtuara palestineze, pohoi se grupi terrorist ISIS po vazhdon shkatërrimin e monumenteve historike dhe po plaçkit objekte antike për t'i shitur ato në tregun e zi. Grupi terrorist ISIS ka kryer një prej operacioneve më të mëdha dhe më të gjera për shkatërrimin dhe plaçkitjen e monumenteve dhe objekteve antike gjatë gjithë historisë. Grupet terroriste përveçse kanë kryer shumë krime në Irak dhe Siri, kanë plaçkitur dhe shkatërruar shumë muze të këtyre vendeve.