Regjimi sionist thekson për ndërprerjen e bashkëpunimit me përfaqësuesin e OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27892-regjimi_sionist_thekson_për_ndërprerjen_e_bashkëpunimit_me_përfaqësuesin_e_okb
Ministri i luftës së regjimit sionist ka urdhëruar strukturat ushtarake të këtij regjimi të ndërpresin marrëdhëniet e tyre me të dërguarin special të OKB për çështje të Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2016 09:42 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist thekson për ndërprerjen e bashkëpunimit me përfaqësuesin e OKB

Ministri i luftës së regjimit sionist ka urdhëruar strukturat ushtarake të këtij regjimi të ndërpresin marrëdhëniet e tyre me të dërguarin special të OKB për çështje të Lindjes së Mesme.

Pas kritikave të Nikollaj Mladinov, i dërguari special i OKB për çështje të Lindjes së Mesme, ka kritikuar politikat e regjimit sionist në ndërtimin e kolonive sioniste, Avigdor Liberman, ministri i luftës së regjimit sionist, me anë të një urdhri ka urdhëruar të gjitha strukturat ushtarake dhe të sigurisë së këtij regjimi të ndërpresin marrëdhëniet e tyre me të dërguarin special të OKB. Ndërkohë Zipi Livni në reagim ndaj këtij vendimi të Liberman, ka deklaruar se veprime të tilla janë në dëm të Tel Avivit dhe kërcënim për sigurinë e Izraelit. Nikollaj Mladinov, i dërguari special i OKB për çështje të Lindjes në fillim të kësaj jave gjatë deklaratave të tij në selinë e OKJB, politikat e regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste i ka quajtur në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare.