Avionët izraelitë sulmojnë Gazën
Shtator 15, 2016 13:45 Europe/Tirane
Avionët izraelitë kanë bombarduar sot disa rajone të Rripit të Gazës.
Avionët e ushtrisë izraelite kanë sulmuar disa baza të lëvizjes palestineze Hamasa në rajonet Askelon, Al Shima dhe Al Shoxhaje në Rripin e Gazës. Mediat sioniste pretenduan se natën e kaluar një raketë është lëshuar nga Rripi i Gazës dhe ka rënë në një zonë të pabanuar në afërsi të rajonit Ashkul. Sulmi i forcave ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës shkel marrëveshjen e armëpushimit që u nënshkrua mes Hamasit dhe Izraelit në Gusht 2014 dhe që i dha fund agresionit 50 ditor të Izraelit kundër Gazës.
Tags