Ban Ki Moon: Sirianët të fillojnë menjëherë bisedimet e paqes
(last modified Fri, 16 Sep 2016 04:24:08 GMT )
Shtator 16, 2016 06:24 Europe/Tirane
  • Ban Ki Moon: Sirianët të fillojnë menjëherë bisedimet e paqes

Sekretari i përgjithshëm i OKB duke shprehur kënaqësinë për reduktimin e dhunës në Siri pas marrëveshjes së armëpushimit, theksoi se ka ardhur koha që palët siriane të rikthehen në tryezën e bisedimeve në Gjenevë.

Zoti Ban Ki Moon tha se krijimi i një korridori të sigurt për t{ju ardhur në ndihmë personave të rrethuar dhe nevojtarëve është një ide e mirë, detajet e së cilës duhet të shqyrtohen më hollësisht. Nga ana e tij, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stefan de Mistura, e ka lavdëruar “rënien e rëndësishme të dhunës” në Siri pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndaljen e armiqësive. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, tha se “ka problem” në dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia. Mësohet se 40 kamionë me ushqime dhe furnizime të tjera presin në kufirin turk. Prioritet për ndihma është qyteti i Alepos në Siri, ku ndodhen të bllokuar rreth 250,000 banorë.

 

Tags