Kritikohen politikat e regjimit Al Khalifa në Bahrejn
Në vazhdën e protestës ndërkombëtare ndaj politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër opozitarëve politikë, organizata Amnesty International edhe një herë nga shteti bahrejnas ka kërkuar të lirojë të burgosurit politikë si hap për krijimin e kushteve për zgjidhjen e krizës në vend.
Organizata Amnesty International me anë të një raporti kritik ndaj veprimeve të regjimit Al Khalifa dhe vazhdimin e procesit të arrestimit dhe dënimit të padrejtë të aktivistëve politikë në këtë vend, ka theksuar se vazhdimi i kësaj rrjedhe me padyshim do të ndërlikojë akoma më shumë krizën politike në Bahrejn. Kjo organizatë ndërkombëtare kritikoi dhe dënoi arrestimin e Said Semahixhi, mjek i njohur bahrejnas. Semahixhi është arrestuar nën akuzën e përdorimit të lirisë së shprehjes në mbështetje të mjekëve dhe aktivistëve të tjerë që keqtrajtohen dhe torturohen nëpër burgjet e regjimit Al Khalifa. Forcat e regjimit Al Khalifa këtë mjek të njohur bahrejnas e kanë arrestuar më 3 janar duke e akuzuar atë se ka ofenduar mbretin e Bahrejnit dhe ka ftuar popullin të marrë pjesë në protesta. Më pas ai është dënuar nga gjykata në prill me 1 vit heqje lirie. Sipas statistikave të observatorit bahrejnas për të drejtat e njeriut, numri i të të arrestuarve politikë gjatë këtij viti në Bahrejn është shtuar dhe ka arritur në 1 mijë persona. Të gjithë këta persona janë akuzuar se kanë kundërshtuar politikat racist të regjimit Al Khalifa. Zgjerimi i arrestimit të aktivistëve politikë në Bahrejn bëhet në kohën kur për 5 vite me radhë shumë organe dhe personalitete ndërkombëtare dhe në veçanti sekretari i përgjithshëm i OKB shpeshherë kanë kërkuar nga qeveria e Bahrejnit që ky vend të respektojë konventat ndërkombëtare mbi të drejtat civile, politike dhe të drejtat e njeriut dhe të anulojë ato ligje të cilat shfrytëzimin e lirisë së shprehjes në Bahrejn e cilësojnë krim dhe shkelje ligji. Megjithatë regjimi Al Khalifa i Bahrejnit, nuk i ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve ndërkombëtare dhe vazhdon shtypjen, arrestimin dhe dënimin e opozitarëve dhe kundërshtarëve të tij politik dhe ka zbatuar vendime si heqja e shtetësisë për aktivistë politikë si sheik Isa Kasem lideri i shiitëve të Bahrejnit. Aktet shtypëse në Bahrejn vazhdojnë në kohën kur në peticionin botëror të të drejtave të njeriut të gjithë njerëzit kanë të drejtë të kenë shtetësi dhe askush nuk ka të drejtë t’i heqë atij këtë të drejtë. Pushteti në Bahrejn është përqendruar vetëm në duart e regjimit Al Khalifa dhe funksionarët e të gjithë aparateve dhe organeve drejtohen nga njerëz të afërt me mbretin e Bahrejnit. Bahrejni që nga viti 1970 e deri më sot ka pasur vetëm një kryeministër i cili është Khalifa Bin Selman Al Khalifa vëllai i mbretit të kaluar të Bahrejnit dhe xhaxhai i mbretit aktual të këtij vendi.