Haxhi i përgjakshëm (Shqyrtimi i aspekteve juridike të tragjedisë së Minas)
(last modified Tue, 20 Sep 2016 07:39:12 GMT )
Shtator 20, 2016 09:39 Europe/Tirane

Tragjedia vdekjeprurëse e Minas ndoshta ishte një prej tragjedive më të rralla njerëzore në gjysmëshekullin e fundit që tronditi një pjesë të madhe të botës.

Kjo tragjedi ndodhi disa ditë pas rrëzimit të vinçit në Masxhidul-Haram dhe shkaktojë vdekjen e rreth 8000 haxhinjve. Kjo ngjarje lëndoi shumë ndjenjat e mbarë botës islame. Dimensionet e kësaj tragjedie janë aq të gjera saqë edhe pas një viti akoma është pikëlluese dhe keqardhëse.

Foto: Tragjedia e Minasë

 

Edhe pse Arabia Saudite në vend që të pranojë përgjegjësinë për ndodhjen e kësaj tragjedie, e lidhi atë me caktimin hyjnor, mirëpo nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare, përgjegjësia e qeverive, nuk ka nevojë që të pranohet ose të mos pranohet nga ato sepse menjëherë pas shkeljes së ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare, ajo hyjnë në zbatim. Prandaj nëse një qeveri shkel ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare, duhet të japë përgjigje përpara Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të kompensojë dëmet. Mirëpo për çfarë arsye qeveria e Arabisë Saudite ka përgjëgjësi dhe çfarë ligje dhe rregulla ndërkombëtare ka shkelur ajo?

Padyshim se qeveria e Arabisë Saudite në lidhje me tragjedinë e Minas, ka përgjegjësi ndërkombëtare. Në dokumentet e të drejtave të njeriut dhe në dokumentet ndërkombëtare është saktësuar se qeveritë kanë për detyrë të mbrojnë jetën e shtetasve të huaj përballë çfarëdo lloj ngjarjeve. Sidoqoftë nëse një qeveri i jep leje individëve që të hyjnë në territorin e saj për vizitë ose për tregti, është përgjegjëse për ta garantuar sigurinë dhe për ta mbrojtur jetën e tyre, prandaj ajo duhet të marrë masat e duhura për të siguruar sigurinë dhe për ta mbrojtur jetën e shtetasve të huaj.

Foto: Tragjedia e Minas

 

Prandaj, qeveria e Arabisë Saudite është e obliguar të paguajë dëmshpërblim për personat që kanë humbur jetën dhe që janë lënduar në këtë tragjedi. Ndërkohë edhe viktimat e kësaj tragjedie kanë të drejtë që nëpërmjet rrugëve juridike, të marrin masa për të kompensuar të drejtat e shkelura të tyre. Ngritja e padisë kundër një qeverie të caktuar dhe ndjekja juridike e çështjes, mund të parandalojë përsëritjen e ngjarjeve të këqija në të ardhmen. Për fat të keq në bazë të dëshmive dhe pohimeve të dëshmitarëve okularë, mund të arrihet ky përfundim se në tragjedinë e Minas janë shkelur parimet njerëzore dhe parësore të të drejtave njerëzore të haxhinjve.

E drejta e sigurisë dhe e drejta e jetës së haxhinjve të shtëpisë së Zotit, ishin të drejtat më parësore dhe më elementare të haxhinjve që janë shkelur në tragjedinë e Minasë. Për fat të keq në tragjedinë e Minas, rreth 8000 persona humbën jetën. Kjo vrasje e madhe ka ndodhur në kohën kur qeveria e Arabisë Saudite në bazë të të drejtave ndërkombëtare, ka qenë e obliguar që pas lëshimit të vizave, të garantojë të drejtat e shtetasve të huaj duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të jetuar.

Foto: Viktimat e tragjedisë së Minasë

E drejta shëndetësore dhe qasja në përkujdesje shëndetësore, gjithashtu ishte një e drejtë tjetër e haxhinjve të Shtëpisë së Zotit që u shkel në këtë tragjedi. Qeveria e Arabisë Saudite ka qenë dashur menjëherë tu japë ndihmën emergjente personave të lënduar, mirëpo dëshmitarët okularë që ishin në skenë dëshmojnë se qeveria e Arabisë Saudite ka treguar neglizhencë edhe në kryerjen e detyrës së saj njerëzore dhe ligjore. Shumë persona të lënduar dhe që kishin nevojë për ndihmë, kanë humbur jetën për shkak të vapës,  presionit dhe lëndimeve të tjera. Pavarësisht papjekurisë dhe mungesës së aftësive të duhura të ekipeve vendore për ndihmë të shpejtë dhe mosadministrimit të krizës së tragjedisë, Arabia Saudite nuk ka lejuar as ndërhyrjen e ekipeve emergjente të vendeve të tjera dhe në këtë mënyrë zgjeroi edhe më shumë krizën.

Foto: Viktimat e Minasë

Kjo tragjedi ka ndodhur në kohën kur forcat saudite të sigurisë dhe ekipet emergjente shumë lehtë mund të shpërndanin shishe me ujë për haxhinjt e lënduar ose tu hedhin ujë atyre. Një stacion i zjarrfikësve ndodhej afër vendit ku ndodhi tragjedia dhe kishte sasi të mjaftueshme të rezervave me ujë, por nuk mori kurrfarë masash. Në këtë drejtim nuk bëri asgjë as helikopteri i cili fluturonte mbi vendin e ngjarjes pasi ndodhi tragjedia. Në këtë mënyrë sauditët nuk morën asnjë masë për ta shuar etjen e haxhinjve dhe për të parandaluar vdekjen e tyre. Sipas pohimeve të dëshmitarëve okularë, nuk kontrolloheshin as shenjat e jetës së personave të vdekur të cilët transferoheshin në kantiere me frigoriferë. Ose disa të lënduar për shkak se ishin nga disa vende të caktuara, janë lënë me qëllim që të vdesin dhe kur protestonin, përballeshin me fyerje dhe ofendime.

Një e drejtë tjetër njerëzore e haxhinjve të Shtëpisë së Zotit, është respektimi i kufomës së njeriut dhe i dinjitetit njerëzor. Mirëpo edhe pas vdekjes së haxhinjve, autoritetet saudite nuk kanë patur administrim të mirë as ndaj kufomave. Largimi i kufomave të fundit nga vendi i ngjarjes është bërë disa orë pas ndodhjes së tragjedisë. Trupat e pajetë të haxhinjve kanë mbetur për orë të tëra mbi njëri-tjetrin në atë rrugë dhe në atë vapë të madhe. Pikërisht kjo kohë e gjatë është bërë shkak që procesi i prishjes së kufomave të zhvillohet më shpejtë. Gjithashtu numri i viktimave të tragjedisë ka qenë më i madh se sa kapaciteti standard i vendeve për mbajtjen e kufomave në Meka, Xheda dhe Taif.

Foto: Kufomat e lëna në rrugët e Minasë

Për këtë arsye një numër i kufomave mbahej në kantieret me frigorifer të cilët për fat të keq nuk kishin kushte të përshtatshme për mbajtjen e kufomave. Këto kushte u bënë shkak të ndryshojë edhe fytyra e viktimave. Përveç kësaj, për shkak të kushteve të papërshtatshme të kamionëve me frigorifer, bartja dhe ngarkimi i kufomave bëhej jashtë të gjitha standardeve.

Trupat e pajetë të viktimave të Minasë

Qeveria e Arabisë Saudite në fillim pa informuar vendet përkatëse, ka filluar të varrosë kufomat e viktimave të tragjedisë së Minasë. Në lidhje me dimensionet juridike të varrosjes së kufomave të viktimave të tragjedisë së Minasë në Arabinë Saudite, duhet thënë se një veprim i tillë nuk konsiderohet pjesë e kompetencave të qeverisë së Arabisë Saudite. Arabia Saudite në bazë të rregulloreve ndërkombëtare, ishte e obliguar që tu kthejë vendeve përkatëse kufomat e viktimave të tragjedisë së Minasë.

Pas publikimit të lajmeve për tragjedinë e Minas në sferën virtuale, shumica e familjeve të haxhinjve ishin të brengosur për gjendjen e të afërmeve të tyre. Mirëpo Arabia Saudite me një vonesë shumë të madhe ka informuar qeveritë e vendeve myslimane dhe nuk jepte statistika të sakta rreth viktimave të tragjedisë së Minasë. Nga ana tjetër, qeveria e Arabisë Saudite duhej t'i merrte masat e duhura në këtë drejtim për të kthyer sa më shpejtë kufomat e viktimave në vendet e tyre. Mirëpo për fat të keq në ditët e para autoritetet saudite nuk kanë treguar bashkëpunim të shpejtë dhe me përgjegjësi në këtë drejtim. Prandaj është e sigurt se Arabia Saudite ka shkelur në mënyrë të qartë deklaratën e të drejtave të njeriut në ngjarjen e tragjedisë së Minasë.  Përsëritja e ngjarjeve të zeza dhe të hidhura, tregon se Arabia Saudite asnjëherë në mënyrë serioze nuk është ftuar të japë përgjigje në bazë të kritereve juridike, për arsye se vendet përkatëse të viktimave të tragjedisë së Minasë, anashkaluan shumë lehtë këtë çështje për të ruajtur marrëdhëniet politike dhe fitimprurëse të tyre. Këto vende duke e bërë politike këtë tragjedi, nuk i dhanë vlerë kërkesave të tyre legjitime dhe juridike, prandaj shumica e qëndrimeve në këtë drejtim janë marrë nën ndikimin e interesave politike.

Vdekja e 8000 personave, ishte një dhimbje e madhe për botën islame. Prandaj familjarët e viktimave, vendet që pësuan dëme dhe Bashkësia Ndërkombëtare ishin të obliguara që nëpërmjet mekanizmave juridike, ta ndjekin me seriozitet këtë çështje në mënyrë që të parandalohet përsëritja e një tragjedie të tillë në të ardhmen.

Nga ana tjetër, një prej detyrave dhe kompetencave të Ministrisë së Jashtme të vendeve, është mbrojtja e të drejtave të shtetasve të vendeve të tyre. Ministritë e jashtme të vendeve që kanë  pësuar dëm në këtë tragjedi, kishin për detyrë që nëpërmjet qarqeve ndërkombëtare, OBI, KS të OKB dhe qarqeve gjyqësore të Arabisë Saudite, ta ndjekin çështjen me mjete juridike, politike dhe diplomatike.

Sipas nenit 8 të Deklaratës Botërore të të Drejtave të Njeriut, çdo person që pëson dëme shpirtërore, fizike dhe materiale, ka të drejtë të kërkojë kompensim për të drejtat e tij të shkelura. Prandaj, çdo shtetas i huaj që përjeton padrejtësi dhe dhunë në një vend tjetër, mund të marrë masa për ngritjen e padisë në qarqet gjyqësore të atij vendi.

Gjykatat e Arabisë Saudite

 

Në bazë të  konventës së vitit 1963 të Vjenës për marrëdhëniet  e konsullatave, shtetasit e huaj që pësojnë dëme jashtë vendit të tyre, duhet të referohen në ambasadën ose konsullatën e atij vendi dhe të kërkojnë mbështetjen e duhur nga qeveritë e tyre.

Për të paraqitur një padi në gjykatat ndërkombëtare, sëpari padia duhet të paraqitet në gjykatat e brendshme të Arabisë Saudite, nëse gjykatat saudite nuk mund ta zbatojnë drejtësinë, atëherë krijohen kushtet për ngritjen e padisë në gjykatat ndërkombëtare. Gjykatat ndërkombëtare në disa raste ka pranuar paraqitjen e padisë në kuadër të mbështetjes diplomatike.

Foto: Mina

Vlen të theksohet se për të paraqitur një padi juridike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sëpari duhet të mblidhen dëshmitë që Arabia Saudite ka shkel zotimet ndërkombëtare ndaj haxhinjve dhe të përputhen ato me konventat ndërkombëtare që janë pranuar nga Arabia Saudite dhe vendet që paraqesin padi.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

 

Gjithashtu nëse ekzistojnë marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe atij vendi, duhet të merren parasysh nenet e atyre kontratave. Shkelja e konventave të viteve 1961 dhe 1963 të Vjenës nga Arabia Saudite, konsiderohet një prej rasteve që shqyrtimi i tyre është i domosdoshëm.

Masa juridike gjithashtu duhet të merren edhe në nivel të botës islame, sepse vrasja e mijëra myslimanëve ka lënduar botën islame. Prandaj bota islame ka përgjegjësi të madhe në këtë drejtim. OBI që është e përbërë nga anëtarët e botës islame, duhet ta ndjek këtë çështje me seriozitet të madh. Kjo organizatë duhet të organizojë një takim në nivel të krerëve të vendeve islame dhe duke formuar një ekip special hetimor ndërkombëtar, duhet ta hetojë këtë çështje.

Organizata për Bashkëpunim Islamik

Vendet që kanë pësuar dëme, gjithashtu nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare si AP e OKB ose Këshilli për të Drejtat e Njeriut, duhet ta ndihmojnë komitetin hetimor. Padyshim se komiteti hetimor mund të bëjë të qartë se a ka ndodhur kjo ngjarje me qëllim apo jo.