Regjimi sionist irritohet nga lëvizja botërore për bojkotimin e Izraelit
Funksionarët e regjimit sionist kanë shprehur shqetësime për veprimet me ndikim të lëvizjes për bojkotimin e Izraelit (BDS).
Agjencia Kudsuna njoftoi se Ailet Shakid, ministri i drejtësisë së regjimit okupator sionist, në një takim të fondit për sigurinë etnike të regjimit sionist, deklaroi se veprimtaria në zgjerim e lëvizjes botërore për bojkotimin e Izraelit dhe për largimin e investitorëve nga Palestina e pushtuar, si dhe vendosja e sanksioneve kundër këtij regjimi në sfera të ndryshme, u kanë dhënë goditje të mëdha Izraelit. Anëtarësimi i disa hebrenjve në këtë lëvizje tregon protestën e tyre ndaj politikave të Tel Avivit dhe veprime të tilla janë shumë të rrezikshme për të ardhmen e Izraelit. Lëvizja botërore për bojkotimin e regjimit sionist BDS është themeluar në vitin 2005 dhe thekson në ndërprerjen e marrëdhënieve kulturore dhe akademike me regjimin sionist deri në kohën kur ky regjim tu japë fund politikave pushtuese të tij. Burimet sioniste kanë pohuar se kjo lëvizje deri më tani i ka dhënë goditje të rënda politike dhe ekonomike Izraelit.