Kërkesa e këshillit të lartë politik të Jemenit drejtuar OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28786-kërkesa_e_këshillit_të_lartë_politik_të_jemenit_drejtuar_okb
Kryetari i këshillit të lartë politik të Jemenit nga OKB ka kërkuar të marrë masa të menjëhershme për tu dhënë fund sulmeve të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2016 04:21 Europe/Tirane
  • Kërkesa e këshillit të lartë politik të Jemenit drejtuar OKB

Kryetari i këshillit të lartë politik të Jemenit nga OKB ka kërkuar të marrë masa të menjëhershme për tu dhënë fund sulmeve të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas.

Agjencia Mejadin e lajmeve citon z. Saleh Samad kryetarin e këshillit të lartë politik të Jemenit të ketë thënë se në letrën dërguar Ban Ki Moon, sekretarit të përgjithshëm të OKB i është kërkuar kësaj organizate të ushtrojë presione ndaj Arabisë Saudite që kjo e fundit tu japë fund rrethimit të Jemenit dhe luftës kundër popullit jemenas. Sipas tij, të sëmurët dhe studentët që kanë shkruar jashtë shtetit, për shkak të bombardimeve dhe për shkak se sauditët nuk lejojnë uljen e avionëve në Jemen, ata nuk mund të kthehen në vendin e tyre. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.