Qindra civilë sirianë janë vrarë nga sulmet amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28861-qindra_civilë_sirianë_janë_vrarë_nga_sulmet_amerikane
Në sulmet ajrore të forcave amerikane në Siri janë vrarë qindra civilë sirianë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2016 17:53 Europe/Tirane
  • Qindra civilë sirianë janë vrarë nga sulmet amerikane

Në sulmet ajrore të forcave amerikane në Siri janë vrarë qindra civilë sirianë.

Qendra informative libaneze Al Ahd, bën të ditur se që nga Shtatori 2014 kur filluan sulmet e të ashtuquajturit “koalicion ndërkombëtar kundër ISIS” me në krye SHBA-të, e deri tani, janë vrarë 611 civilë sirianë. Nga këta civilë të vrarë në sulmet amerikane, 163 kanë qenë fëmijë dhe 90 gra. Sulmet e “koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS” në Irak dhe në Siri nuk kanë pasur asnjë sukses për Sirinë dhe Irakun dhe kjo është e kuptueshme kur në përbërje të këtij koalicioni ndodhen disa vende që janë përkrahësit kryesorë të grupeve terroriste në Siri dhe Irak.