Ministri i jashtëm egjiptian: Kemi qëndrime të ndryshme me sauditët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28876-ministri_i_jashtëm_egjiptian_kemi_qëndrime_të_ndryshme_me_sauditët
Sameh Shokri, ministri i jashtëm i Egjiptit, dje (të premten) ka pohuar se mes vendit të tij dhe Arabisë Saudite ekzistojnë qëndrime të ndryshme në lidhje me krizën në Siri dhe sidomos rreth nevojës për ndryshimin e sistemit ose lidershipit të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2016 03:57 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm egjiptian: Kemi qëndrime të ndryshme me sauditët

Sameh Shokri, ministri i jashtëm i Egjiptit, dje (të premten) ka pohuar se mes vendit të tij dhe Arabisë Saudite ekzistojnë qëndrime të ndryshme në lidhje me krizën në Siri dhe sidomos rreth nevojës për ndryshimin e sistemit ose lidershipit të Sirisë.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se gazeta "Saphir" në një raport të saj ka shkruar se Sameh Shokri në një konferencë për shtyp në Nju Jork gjatë punimeve të takimit vjetor të AP të OKB, ka theksuar: "Situata në Siri është komplikuar shumë për shkak të shkrirjes së disa grupeve opozitare të qeverisë siriane me grupet e armatosura terroriste si Fronti Nusra. Arabia Saudite është e përqendruar në ndryshimin e regjimit ose të lidershipit të Sirisë, mirëpo Egjipti nuk ka zgjedhur këtë rrugë në trajtimin e krizës në Siri. Kajro po vëzhgon dhe analizon të gjitha zhvillimet, mirëpo siç duket nuk ka rrugë tjetër përveçse të krijohet një Siri e re për të cilën do të pajtohen të gjitha palët". Sameh Shokri në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me të ardhmen e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, tha: "Kjo çështje varët nga vullneti i popullit të Sirisë, nuk duhet të humbën rastet dhe të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen për arritjen e një marrëveshje në lidhje me një plan të veçantë për zgjidhjen politike të krizës në Siri". Shokri në lidhje me marrëveshjen Rusi-Amerikë për krizën në Siri, gjithashtu deklaroi: "Pas marrëveshjes Rusi-Amerikë të cilën e përkrah edhe Egjipti, u krijua një shpresë për tu dhënë fund luftimeve në Siri, mirëpo përkeqësimi i situatës dhe zgjerimi i veprimeve ushtarake, zgjerimi i terrorizmit dhe shkrirja dhe bashkimi i disa grupeve opozitare me terroristët si me Frontin Nusra, sulmi ajror kundër bazës së ushtrisë siriane dhe pastaj sulmi kundër kontingjentit të ndihmave humanitare, kanë kërcënuar në masë të madhe këtë marrëveshje dhe neve na kanë futur në një cikël pa dalje",- shtoi ndër të tjera Sameh Shokri, ministri i jashtëm i Egjiptit.