Londër: Protesta kundër regjimit Al Saud
Qindra aktivistë të të drejtave të njeriut kanë protestuar sot në Londër kundër politikave të regjimit Al Saud.
Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, protestat janë organizuar përballë ambasadës së Arabisë Saudite në Londër kryeqytetin e Anglisë. Të pranishmit në këto protesta dënuan politikat e regjimit Al Saudit dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkuan të përballen me politikat armiqësore të këtij regjimi. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “ Sulmi kundër Jemenit duhet të përfundojë” dhe “ Al Saud mbështetës i terroristëve të ISIS”. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.