Padrejtësitë e regjimit Al Khalifa nuk kanë fund
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29032-padrejtësitë_e_regjimit_al_khalifa_nuk_kanë_fund
Në Bahrejn vazhdojnë krimet, padrejtësitë dhe shtypja e popullit nga regjimi Al Khalifa. Këto krime dhe padrejtësi bëhen nën heshtjen e plotë të OKB dhe të qarqeve të ashtuquajtura mbrojtëse të të drejtave të njeriut në perëndim. Sa më shumë koha kalon, aq më shumë shtohen krimet dhe padrejtësitë që regjimi AL Khalifa kryen ndaj popullit bahrejnas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 25, 2016 08:21 Europe/Tirane
  • Padrejtësitë e regjimit Al Khalifa nuk kanë fund

Në Bahrejn vazhdojnë krimet, padrejtësitë dhe shtypja e popullit nga regjimi Al Khalifa. Këto krime dhe padrejtësi bëhen nën heshtjen e plotë të OKB dhe të qarqeve të ashtuquajtura mbrojtëse të të drejtave të njeriut në perëndim. Sa më shumë koha kalon, aq më shumë shtohen krimet dhe padrejtësitë që regjimi AL Khalifa kryen ndaj popullit bahrejnas.

Me gjithë masat shtypëse që regjimi Al Khalifa ka ndërmarrë ndaj popullit, protestat në Bahrejn nuk janë ndalur. Populli bahrejnas më 14 shkurt 2011 ka filluar revolucionin kundër regjimit diktatorial Al Khalifa dhe ky revolucion vazhdon edhe më tej. Regjimi Al Khalifa i mbështetur edhe nga regjimi Al Saud vazhdon shtypjen e protestave të popullit bahrejnas, duke burgosur opozitarët dhe duke torturuar të burgosurit në mënyrë që të ndalojnë këtë revolucion. Në kuadër të masave për shtypjen e këtij populli, Rashed bin Khalifa Al Khalifa, zv/ministër i brendshëm i Bahrejnit njoftoi heqjen e shtetësisë, pasaportës dhe lejes së qendrimit për disa shtetas bahrejnas. Atyre u është konfiskuar pasaporta menjëherë sapo janë futur në vend. Sipas tij pasaportat kishin vula dhe sinjale të dëmtuara dhe nuk mund të përdoreshin. Ministria e brendshme e Bahrejnit, personave që u ka konfiskuar pasaportat ka kërkuar që të paraqiten në zyrën e emigracionit dhe të shtetësisë për tu pajisur me pasaportë të re. Mirëpo Hasan Razi një prej anëtarëve të qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn ka njoftuar se autoritetet e Bahrejnit u kanë marrë pasaportat atyre personave që kanë shkuar për udhëtim jashtë shtetit apo për pelegrinazh në vendet e tjera. Ndërkohë gjykata e apelit në Bahrejn ka konfirmuar verdiktin për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar që është subjekti më i madh politik opozitar i Bahrejnit. Sheik Hasan Badihi zv/sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti ka thënë: Shpërbërja e subjektit më të madh politik në Bahrejn nga ana e regjimit Al Khalifa është një veprim i rrezikshëm që edhe një herë tregon se në vend mbizotëron një pushtet ushtarak dhe despotik. Ai me anë të një deklarate tha se ndalimi i aktiviteteve politike në Bahrejn, këtë vend do ta fusë në një tunel akoma më të errët sesa vitet e kaluara. Zv/sekretari i lëvizjes Vafaku kombëtar tha se kjo lëvizje ka popullaritet të gjerë në mesin e popullit të Bahrejnit dhe në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të viteve 2006 dhe 2010 ky subjekt politik ka arritur të marrë 64% të votave ndërkohë që regjimi Al Khalifa nuk ka një përkrahje të tillë nga populli.