Falja e kërkuar nga Amerika, jep legjitimitet qeverisë së Sirisë
Amerika i ka kërkuar falje presidentit të Sirisë për shkak të sulmit të kryer ndaj ushtrisë siriane në rajonin Dejrul Zur. Pikërisht ky kërkim faljeje, nënkupton rinjohjen zyrtare të presidentit Bashar Asad dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Ky veprim i Amerikës është i pashoq që nga nisja e krizës në Siri 5 vite më parë.
Sipas një raporti të Parstoday, Abdulbari Atavan analist i njohur në botën arabe, në një artikull shkruar për agjencisë Rai Today ka thënë: Qeveritë amerikane nuk e kanë zakon që të kërkojnë falje për gabimet e tyre dhe për këtë është i habitshëm fakti që Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se qeveria amerikane zyrtarisht ka kërkuar falje për sulmin ndaj ushtrisë siriane në rajonin Xhebel Tharde në afërsi të bazës ushtarake Dejrul Zur në Siri. Rusia bëri thirrje që të shpëtohet plani i hartuar mes saj dhe Shteteve të Bashkuara për armëpushimin në Siri. Duke folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov fajësoi Shtetet e Bashkuara se dështoi në misionin për të kontrolluar grupet rebele që mbështeten prej saj. Ai tha se kusht për armëpushimin ishte që grupet e mbështetura nga Uashingtoni të shkëputeshin nga militantët ekstremistë të ISIS-it dhe grupeve të tjera radikale që janë përfshirë në konfliktin sirian. “Fatkeqësisht, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që u zotua për të shkëputur çdo lidhje me terroristët, nuk u bë”, tha Lavrov. Kryediplomati rus u shpreh se vetëm nëse ndodh kjo mund të rinisë dërgimi i ndihmave për civilët në zonat më të nxehta të konfliktit, si në rastin e Alepos. Disa media, kërkimin e faljes së Amerikës drejtuar presidentit Bashar Asad e kanë analizuar si rinjohje zyrtare të tij si president dhe të qeverisë së Damaskut. Amerika ka kërkuar falje për sulmin ndaj ushtrisë siriane në një kohë kur Valid Mualem, ministri i jashtëm i Sirisë ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 71-të ndërkombëtar të AP të OKB ku ndodhen shumë funksionarë shtetesh si Barack Obama president i Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe John Kerry sekretari amerikan i shtetit.