9 të vrarë dhe 27 të plagosur në Bagdad
Shtator 25, 2016 14:23 Europe/Tirane
Një shpërthim terrorist ndodhi sot në rajonin Al Eskan në perëndim të Bagdadit duke shkaktuar vdekjen e 7 civilëve irakianë dhe plagosjen e 18 të tjerëve.
Në një shpërthim tjetër në rajonin Taxhi në veri të Bagdadit, dy civilë irakianë humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën. Tre autobomba shpërthyen sot në mëngjes në mesin e forcave policore të Irakut në perëndim të provincës Anbar duke lënë të vrarë e të plagosur 15 policë irakianë. Këto sulme janë veprime hakmarrëse të grupit terrorist takfirist ISIS, i cili ka humbur rajonet që i kontrollonte në provincat Anbar dhe Salahedin.
Tags