Ambasadori saudit të largohet sa më shpejt nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29113-ambasadori_saudit_të_largohet_sa_më_shpejt_nga_iraku
Ministri i jashtëm irakian deklaroi se ambasadori i Arabisë Saudite në Bagdad duhet të largohet sa më shpejt nga Iraku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2016 18:04 Europe/Tirane
  • Ambasadori saudit të largohet sa më shpejt nga Iraku

Ministri i jashtëm irakian deklaroi se ambasadori i Arabisë Saudite në Bagdad duhet të largohet sa më shpejt nga Iraku.

Ibrahim Xhaferi tha se qeveria e Arabisë Saudite ka deklaruar se ka pranuar kërkesën e Irakut për ndërrimin e ambasadorit saudit Samer Al Subhan. Ministri i jashtëm irakian tha se Samer Al Subhan jo vetëm që nuk respekton normat diplomatike por shpeshherë ka ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut duke u përpjekur të nxisë urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare në Irak. Qeveria irakiane e ka shpallur ambasadorin saudit si “person non-grata” dhe ka kërkuar nga Riadi emërimin e një ambasadori të ri në Bagdad.