Pasojat e ndryshimit të ambasadorit saudit në Irak
Ministri i jashtëm i Irakut njoftoi se ambasadori aktual i Arabisë Saudite në Bagdad, do të ndryshohet shumë shpejt.
Në një intervistë dhënë kanalit televiziv Al-Irakia, Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut ka thënë; Riadi do të prezantojë ambasdaorin e ri që do të zëvendësojë ambasadorin aktual saudit Thamer Subhan. Ibrahim Xhaferi tha se qeveria e Arabisë Saudite ka deklaruar se ka pranuar kërkesën e Irakut për ndërrimin e ambasadorit saudit Thamer Subhan. Ministri i jashtëm irakian tha se Thamer Subhan jo vetëm që nuk respekton normat diplomatike por shpeshherë ka ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut duke u përpjekur të nxisë urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare në Irak. Qeveria irakiane e ka shpallur ambasadorin saudit si “person non-grata” dhe ka kërkuar nga Riadi emërimin e një ambasadori të ri në Bagdad. Puna e ambasadës së Arabisë Saudite në Bagdad ka nisur më 30 dhjetor 2015, pasi ka qëndruar e mbyllur për 25 vjet. ambasadori i Arabisë Saudite në Irak pretendoi se kundërshtimi i kurdëve dhe i banorëve të provincës Anbar në perëndim të Irakut ndaj hyrjes së forcave vullnetare popullore në rajonet e tyre, tregon se forcat vullnetare popullore nuk kanë kurrfarë pozite në shoqërinë e Irakut. Ambasadori saudit në Irak në përgjigje të kërkesës së autoriteteve irakiane për ndryshimin e tij ka thënë se Riadi nuk do të ndryshojë politikat e tij ndaj Irakut. Thamer Subhan tha se politikat e Arabisë saudite janë të qarta dhe të pandryshueshme dhe nuk lidhen me një person të caktuar. Arabia saudite nuk do të heqë dorë nga identiteti arab i Irakut. Ministria e jashtme e Irakut dërgoi një kërkesë zyrtare në Arabinë Saudite, ku kërkohet ndërrimi i ambasadorit saudit në Bagdad. Në këtë kërkesë, Ministria e jashtme irakiane i kërkon Riadit që sa më shpejt të zëvendësojë Thamer Subhan, ambasadorin aktual saudit në Bagdad, të cilin e akuzon për ndërhyrje të shpeshta në punët e brendshme të Irakut. “Veprimet e Subhan janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Irakut dhe të tilla veprime janë të papranueshme për qeverinë dhe popullin irakian”, thuhet në letrën e Ministrisë së jashtme irakiane. Ministria e jashtme e Irakut ankohet se veprimet dhe deklaratat e ambasadorit aktual saudit kanë shkaktuar irritime dhe reagime të popullit irakian dhe të funksionarëve të Irakut, prandaj është i domosdoshëm zëvendësimi i këtij ambasadori me një person tjetër. Për momentin Arabia saudite po mundohet të zgjedhë një ambasador me eksperiencë ushtarake dhe të sigurimit d.m.th. Abdul’aziz bin Khaled Shamrukho Shameri atasheu ushtarak i Arabisë Suadite në Gjermani dhe kjo tregon se Arabia Saudite synon të përfundojë misionin e pa përfunduar të ambasadorit Subhan. Në këto kushte opinioni publik në Irak kërkon nga qeveria irakiane që të rishikojë seriozisht marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite dhe të mos lejojë që ky vend të ndërhyjë në punët e brendshme të Irakut.