Universiteti i Az'harit dënoi vrasjen e shkrimtarit jordanez
Shtator 27, 2016 08:05 Europe/Tirane
Universiteti i Az'harit me anë të një deklarate, dënoi ashpër vrasjen e shkrimtarit dhe aktivistit politik të dalluar jordanez.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Universiteti i Az'harit të hënën publikoi një deklaratë në të cilën theksoi se vrasje e Nahed Hatar, shkrimtar dhe aktivist politik i dalluar i Jordanit, është jashtë dispozitave ligjore, është një veprim i pa pranuar. Ndërkohë edhe Rezistenca Islamike Libaneze (Hezbullah) me anë të një deklarate, dënoi ashpër këtë krim dhe deklaroi: "Hezbullah dënon vrasjen e Nahed Hatar i cili vepronte kundër komploteve të sionistëve dhe luftonte për idealet e Palestinës dhe jepte kontribut në mbrojtje të frontit të rezistencës".