Irak: Hejdar Ebadi takohet me Fuad Masum
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29257-irak_hejdar_ebadi_takohet_me_fuad_masum
Kryeministri i Irakut në takim me presidentin e këtij vendi, shprehu gatishmërinë e forcave irakiane për çlirimin e qytetit Mosul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2016 06:35 Europe/Tirane
  • Irak: Hejdar Ebadi takohet me Fuad Masum

Kryeministri i Irakut në takim me presidentin e këtij vendi, shprehu gatishmërinë e forcave irakiane për çlirimin e qytetit Mosul.

Sipas në njoftimi të agjencisë Sumarie News, Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut dje zhvilloi një takim me Fuad Masum presidentin e Irakut, ku shprehu gatishmërinë e forcave ushtarake dhe politike për të luftuar terroristët në Mosul dhe çlirimin e këtij qytetit. Palët në këtë takim theksuan eliminimin e interesave personale që pengojnë përpjekjet për çlirimin e zonave të pushtuara nga terroristët. Në takim mes presidentit dhe kryeministrit, është analizuar edhe vizita e kryeministrit irakian në Nju Jork ku mori pjesë në sesionin e 71-të ndërkombëtar të AP të OKB.