Fronti Nusra: "Amerikanët janë në anën tonë"
Sipas një prej krerëve të grupit terrorist Fronti Nusra (Fronti për Çlirimin e Shamit), Amerika po mbështet këtë grup terrorist.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se një prej krerëve të grupit terrorist Fronti Nusra i quajtur Abul-Iz në një intervistë me gazetën gjermane " Koelner Stadt-Anzeiger", ka deklaruar: "Amerikanët janë në anën tonë". Ky terrorist gjithashtu saktësoi: "Fronti Nusra që tani quhet "Fronti për Çlirimin e Shamit" burimet financiare i merr nga Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti, ndërsa tanket dhe pajisjet e tjera luftarake i siguron nga Libia nëpërmjet territorit të Turqisë". Abul-Iz gjithashtu ka vlerësuar lartë dërgimin e raketave anti-tank të NATO-s të cilat janë siguruar nga Amerika dhe ka shtuar: "Këto raketa në mënyrë të drejtpërdrejtë janë vendosur në dispozicion të grupit Fronti për Çlirimin e Shamit. Këto raketa u janë dorëzuar një grupi të veçantë". Mark Toner, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, ka hedhur poshtë deklaratat e Abul-Iz se Uashingtoni ndihmon terroristët e Frontit për Çlirimin e Shamit, por ka pohuar se ekziston mundësia që aleatet e Amerikës në Lindjen e Mesme të ndihmojnë takfiristët me armatim. Ndërkohë Hedije Khalaf Abas, kryetarja e Parlamentit të Sirisë, të hënën në Teheran deklaroi: "Uashingtoni po mbështet ISIS dhe grupet e tjera terroriste që veprojnë në këtë vend arab".