Shpërthim terrorist në Bagdad
Nga shpërthimi i një bombe në Bagdad janë vrarë dy persona dhe janë plagosur shtatë të tjerë.
Faqja informative Medi Press njoftoi se nga shpërthimi i një bombe në rajoni Sho'le në veriperëndim të Bagdadit, janë vrarë të paktën dy persona dhe janë plagosur shtatë të tjerë. Edhe ditën e kaluar nga shpërthimi i dy bombave në lindje dhe në jug të Bagdadit janë vrarë të paktën 18 persona dhe janë plagosur 56 të tjerë. Policia e Irakut ka njoftuar gjithashtu për asgjësimin e gjashtë pakove me lëndë eksplozive në rajonin Al-Adhamija në veri të Bagdadit. Ndërkohë Jahja Rasul, zëdhënësi i komandës për operacione të përbashkëta të Irakut, ka deklaruar se programimi dhe zbatimi i planeve të luftës është vetëm në kompetencë të forcave ushtarake, të forcave për luftë kundër terrorizmit, policisë së Irakut dhe forcave vullnetare popullore dhe asnjë forcë tjetër tokësore e huaj nuk do të marrin pjesë në operacionet për çlirimin e qytetit Mosul.