Shpërthimi i jelekut me eksploziv vret 16 terroristë në Kirkuk
Si pasojë e shpërthimit të një jeleku me eksploziv në një vendstrehim të terroristëve të ISIS në qytetin Kirkuk në veri të Irakut, janë vrarë 16 pjesëtarë të ISIS dhe 17 të tjerë janë plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga kanali televiziv Sumariya News, i cili njoftoi se shperthimi ishte aksidental dhe mes të vrarëve ishin edhe disa komandantë të ISIS. Ahmed Al Xhaburi, deputet i provincës Ninva, bëri të ditur se forcat vullnetare irakiane ( Al Hashad Al Shaabi) kanë rrëzuar një dron të terroristëve të ISIS në këtë provincë. Ismail Al Mohlavi, komandant operativ i provincës Anbar, bëri të ditur se avionët irakianë kanë bombarduar disa baza të terroristëve të ISIS në rrethinat e qytetit Ramadi, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë dhe duke shkatërruar armatimet e tyre.