Jemeni kërkon zyrtarisht ndihmë nga Irani
Kryetari i parlamentit të Jemenit, për ndërprerjen e sulmeve të regjimit Al Saud dhe për thyerjen e bllokadës ekonomike të këtij vendi, ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga Irani.
Jahja Ali Rai, kryetar i parlamentit të Jemenit në një letër drejtuar Ali Larixhani, kryeta ri parlamentit të Iranit, pasi foli mbi krijimin e këshillit të lartë politik dhe për vazhdimin e përballjes me armiqtë në kuadër të kushtetutës së Jemenit tha: Disa vende arabe dhe ndërkombëtare në kuadër të interesave të tyre, mundohen të vënë në dyshim legjitimitetin e parlamentit të Jemenit. Ai foli mbi përpjekjet e agresorëve për të devijuar opinionin publik dhe tha se agresorët përveçse vrasin civilët, fëmijët dhe femrat kanë shkatërruar infrastrukturën e vendit dhe kanë krijuar katastrofë ambinetale për popullin jemenas. Arabia Saudite së bashku me disa vende arabe dhe me dritën jeshile të Amerikës, prej marsit 2015 ka nisur agresionin kundër Jemenit, duke marrë jetën e mijëra civilëve jemenas,.