Shpërthime terroriste në kryeqytetin e Irakut
Shpërthimet terroriste në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e disa personave.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se nga shpërthimi i një bombe në rajonin Saha në jug të Bagdadit, është vrarë një civil dhe janë plagosur 9 të tjerë. Një shpërthim tjetër terrorist ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare në lindje të Bagdadit dhe shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e shtatë personave. Ndërkohë burimet informative nga Iraku njoftuan se një xhelat i grupit terrorist ISIS ka kryer një krim të tmerrshëm duke u heq kokën bashkëshortes, vëllait dhe dy fëmijëve të tij. Kjo është në kohën kur autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se është afruar koha e fillimit të operacioneve të gjera për çlirimin e qytetit Mosul nga pushtimi i terroristëve.