Lëvizja Hamas kritikon Mahmud Abasin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29731-lëvizja_hamas_kritikon_mahmud_abasin
Me rastin e përvjetorit të Intifadës së Kodsit, lëvizja palestineze Hamas deklaroi se rezistenca është e vetmja rrugë për çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 01, 2016 20:01 Europe/Tirane
  • Lëvizja Hamas kritikon Mahmud Abasin

Me rastin e përvjetorit të Intifadës së Kodsit, lëvizja palestineze Hamas deklaroi se rezistenca është e vetmja rrugë për çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze.

Me anë të një komunikate, Hamas shprehu përkrahjen për Intifadën e Kodsit dhe u solidarizua me kryengritjen e popullit palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Duke dënuar pjesëmarrjen e Mahmud Abas në ceremoninë e varrimit të kriminelit Shimon Peres, lëvizja Hamas deklaroi se cdo normalizim i marrëdhënieve me regjimin okupator sionist është tradhti ndaj gjakut të dëshmorëve palestinezë. Kur ka kaluar një vit nga nisja e Intifadës së Kodsit, sulmet dhe krimet e armikut sionist kundër popullit palestinez vazhdojnë akoma. Gjatë intifadës, regjimi sionist ka martirizuar 250 palestinezë, ku 77% prej tyre janë martirizuar vetëm në qytetin Khalil pjesë e rajonit BPLJ. Përveç kësaj sionistët kanë kryer 8500 operacione për arrestimin e palestinezëve ku një prej figurave më të shquara të arrestuar nga sionistët është Raad Selah kreu i lëvizjes islamike në Palestinën e pushtuar të vitit 1948 dhe lider i partisë Unifikimi Kombëtar. Nga ana tjetër gjatë intifadës së Kodsit janë vrarë 40 ushtarakë dhe kolonë sionistë dhe qindra të tjerë janë plagosur.