Vriten 9 sirianë në sulmet ajrore të koalicionit amerikan
Tetor 02, 2016 18:48 Europe/Tirane
Burime nga Siria bëjnë të ditur se 9 civilë sirianë janë vrarë sot në një sulm ajror të forcave të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA.
Mediat siriane njoftuan se sulmi ka ndodhur në fshatin Geitun në lindje të qytetit Mareh në periferinë veriore të Alepos. Sipas qendrës së studimeve politike të Sirisë, që prej vitit 2011 kur nisi konflikti në këtë vend, rreth 470 mijë sirianë janë vrarë direkt ose indirekt në këtë konflikt ndërsa rreth 1,9 milionë sirianë janë plagosur. Gjatë 5 viteve të krizës siriane pothuajse e gjithë infrastruktura ekonomike e Sirisë është shkatërruar.
Tags