Sauditët të shqetësuar rreth masave të kursimit ekonomik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29938-sauditët_të_shqetësuar_rreth_masave_të_kursimit_ekonomik
Pas publikimit të këshillave nga ana e mediave saudite në lidhje me masat e kursimit ekonomik me qëllim justifikimin e këtij veprimi, përdoruesit saudit të rrjeteve sociale kanë shtruar një pyetje, duke thënë se pse këto masa të kursimit ekonomik vlejnë vetëm për popullin?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2016 11:49 Europe/Tirane
  • Sauditët të shqetësuar rreth masave të kursimit ekonomik

Pas publikimit të këshillave nga ana e mediave saudite në lidhje me masat e kursimit ekonomik me qëllim justifikimin e këtij veprimi, përdoruesit saudit të rrjeteve sociale kanë shtruar një pyetje, duke thënë se pse këto masa të kursimit ekonomik vlejnë vetëm për popullin?

Sipas Pars Today, ekspertët ekonomikë thonë se 20 raste janë shkaktarë pse sauditët duhet të ndjekin epokën e kursimit ekonomik. Në mesin e këtyre rasteve është edhe ceremonia e dasmave dhe angazhimet dhe praktikat tjera zakonore në vend. Ekspertët po ashtu i rekomandojnë qytetarëve sauditë të mos pinë kafe, sepse kafja kushton shtrenjtë. Përmbajtja nga udhëtimet, mospërdorimi i qendrave private të edukimit, mosshkuarja e femrave në sallonet e bukurisë, mosshkuarja në palestër dhe mosmbajtja e kafshëve në shtëpi, janë disa nga rekomandimet e ekspertëve sauditë për popullin e Arabisë Saudite. Por përdoruesit e rrjeteve sociale në Arabinë Saudite kanë pyetur se, pse këto masa të shtrëngimit ekonomik vlejnë vetëm për popullin e jo për udhëheqësit e lartë të vendit dhe pushtetarët. Një përdorues i internetit shkruan: Nëse masat e kursimit ekonomik do të përfshijnë edhe princat, problemet e brendshme të familjes në pishtët dhe të qeverisë do të shkaktojnë tronditje. Një tjetër përdorues shkruan: Vetëm familja mbretërore ka nevojë të ketë një mirënie të mirë jetese.