Shpërthim terrorist në veri të Irakut
Tetor 05, 2016 16:07 Europe/Tirane
Siç njoftoi qendra informative libaneze Al Ahd, një shpërthim terrorist ka ndodhur sot në rajonin Telal Hamrein, në veri të provincës Salahudin, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, të cilët ndodhen në gjende të rëndë.
Ky shpërthim terrorist që është vepër e ISIS, synoi familjet irakiane që po riktheheshin në shtëpitë e tyre në qytetin Kirkuk që sapo është çliruar nga forcat irakiane. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit të një bombe në rajonin Larifie, 35 km në jug të Bagdadit, një civil irakian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën. Rajoni Latifie është një nga rrugët e rëndësishme të kalimit të pelegrinëve nga Bagdadi drejt Qerbelasë.
Tags