Vazhdojnë politikat shtypëse të regjimit në Bahrejn
Tetor 05, 2016 21:01 Europe/Tirane
Regjimi Al Khalifa në vazhdën e politikave shtypëse e represive, arrestoi dhe burgosi sot Sejed Mohamed Hadi Al Garifi, një nga klerikët më të shquar të myslimanëve shiitë në Bahrejn.
Al Garifi ishte arrestuar edhe më parë nga forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa, por ishte liruar gjatë muajit të kaluar. Ai u arrestua nën akuzën e pjesëmarrjes në tubimin në përkrahje të Sheikh Isa Kasem, liderit shpirtëror të myslimanëve shiitë të Bahrejnit.
Tags