Regjimi Al Khalifa bashkëpunon haptazi me sionistët
Zëdhënësi i lëvizjes Al Vefa të Bahrejnit, duke theksuar se regjimi Al Khalifa po bashkëpunon haptazi me sionistët, shtoi se regjimi i Bahrejnit ka shumë ngjashmëri me sionistët.
Sejed Morteza Al Sandi, zëdhënës i lëvizjes Al vefa, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, deklaroi se regjimi Al Khalifa ashtu si sionistët po i pengon besimtarët të falin namazin e xhumasë. Ai shtoi se lidhjet e vendeve arabe të Gjirit Persik me regjimin e Izraelit dhe komplotet e tyre kundër ummetit islam në të kaluarën kanë qenë të fshehta, por sot pasi Arabia Saudite deklaroi hapur marrëdhëniet e saj me Izraelin, edhe vendet e tjera arabe e në veçanti Bahrejni, po i zhvillon hapur marrëdhëniet me sionistët. Ai theksoi se krimet e regjimit Al Khalifa kundër popullit të Bahrejnit janë të ngjashme me krimet e sionistëve kundër popullit të përvuajtur palestinez.