Reagimi i irakianëve kundër agresionit të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30427-reagimi_i_irakianëve_kundër_agresionit_të_turqisë
Hashem Al Alevi, ambasador i Irakut në Turqi, të enjten në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv Al Ataxhe, duke folur në lidhje me ankesën e Irakut kundër Turqisë në KS në lidhje me vazhdimin e pranisë së forcave turke në veri të Irakut,
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2016 17:42 Europe/Tirane
  • Reagimi i irakianëve kundër agresionit të Turqisë

Hashem Al Alevi, ambasador i Irakut në Turqi, të enjten në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv Al Ataxhe, duke folur në lidhje me ankesën e Irakut kundër Turqisë në KS në lidhje me vazhdimin e pranisë së forcave turke në veri të Irakut,

 ka thënë: Ministria e jashtme dhe qeveria irakiane posaçërisht kryeministri dhe ministri i jashtëm i këtij vendi kanë bërë përpjekje të vazhdueshme politike dhe diplomatike për eliminimin e dallimeve që ekzistojnë midis dy vendeve për zgjidhjen e situatës së fundit. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Badr në Irak ka kritikuar deklaratën e fundit të Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë, duke e quajtur atë të turpshme. Hadi Ameri, ka thënë: "Deklarata e Rexhep Taip Erdogan është e turpshme dhe tregon se personaliteti i tij është i urryer. Mosuli do të çlirohet vetëm nga bijtë trima dhe të gjitha shtresat e shoqërisë së Irakut. Ne me çdo forcë të huaj që do të ndërhyjë në procesin e çlirimit të Mosulit do të përballemi njëlloj siç përballemi me armikun dhe terroristët e ISIS".  Turqia është paralajmëruar për aventurat e saj edhe nga Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut.  Ministri i jashtëm i Irakut ka kërkuar largimin e ushtarëve turq nga Iraku. z. Ibrahim Xhaferi, ministër i jashtëm i Irakut të hënën në takimin e liderëve të Unionit Arab në Nevakshut (kryeqytet i Mauritanisë), ka kërkuar nga vendet arabe që t’i bëjnë presion Turqisë për t’i larguar forcat e saj nga territori irakian. Z. Ibrahim Xhaferi ka shtuar: Respektimi i Irakut është respektim i parimit të fqinjësisë së mirë me Turqinë dhe s'do të thotë se Bagdadi duhet të heq dorë nga e drejta për integritet territorial. Ministri i jashtëm irakian z. Ibrahim Xhaferi, tha se Iraku kurrë nuk do të kthehet në një vend agresor në rajon por njëkohësisht do të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë e tij territoriale. Ai praninë e forcave turke e konsideroi në kundërshtim me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe se Bagdadi zyrtar nuk pranon ndërmjetësime për takime me funksionarët turq përpara largimit të forcave turke nga Iraku. Vlen të theksohet se forcat turke janë dislokuar në Irak pa konfirmimin e qeverisë së Bagdadit. Ndërkohë Bagdadi me anë të letrave dërguar Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të këtyre trupave turke nga Iraku. Ditë më parë, Parlamenti i Turqisë ka vazhduar edhe për një vit tjetër praninë e forcave ushtarake të Turqisë në territorin e Irakut dhe Sirisë. Parlamenti i Turqisë në tetor të vitit 2014 ka miratuar lejen për operacione ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak dhe kjo leje në vitin 2015 ishte vazhduar për një vit tjetër. Parlamenti i Turqisë ka vazhduar përsëri lejen për praninë ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak në kohën kur hyrja e forcave ushtarake të Turqisë në territorin e Sirisë dhe të Irakut është bërë pa leje dhe pa aprovimin e qeverisë së Sirisë dhe të Irakut, prandaj konsiderohet e paligjshme dhe në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare. Kohë më parë, kryeministri i Irakut në takim me presidentin e këtij vendi, shprehu gatishmërinë e forcave irakiane për çlirimin e qytetit Mosul. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut zhvilloi një takim me Fuad Masum presidentin e Irakut, ku shprehu gatishmërinë e forcave ushtarake dhe politike për të luftuar terroristët në Mosul dhe çlirimin e këtij qytetit. Palët në këtë takim theksuan eliminimin e interesave personale që pengojnë përpjekjet për çlirimin e zonave të pushtuara nga terroristët.