Terroristët sulmojnë me predha pjesën perëndimor të Alepos
Terroristët kanë sulmuar me predha pjesën perëndimore të qytetit Alepo në veri të Sirisë dhe kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve.
Zyra për informim e presidencës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit sëbashku me kryeministrin e Malajzisë të premten në mbrëmje mori pjesë në këtë takim që u zhvilluar në Kualalampur. Ai në këtë takim Deklaroi: "Në periudhën pas marrëveshjes bërthamore dhe pas heqjes së sanksioneve kundër Iranit, janë hapur portat e reja të Iranit për vendet mike aziatike për zhvillimin e bashkëpunimeve". Z. Ruhani vuri në dukje praninë e gjerë të përfaqësuesve të kompanive të mëdha shtetërore dhe private të vendeve aziatike dhe evropiane në Iran gjatë muajve të fundit dhe shtoi: "Janë krijuar rrethanat për prani dhe investim të kompanive të Malajzisë në sektorë të ndryshëm të energjisë, industrisë dhe të transportit të Iranit. Qeveritë e Republikës Islamike të Iranit dhe të Malajzisë duke mbështetur sektorin privat, duhet të krijojnë rrethanat për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në tregjet e Azisë Lindore dhe të Azisë Perëndimore". Presidenti iranian duke shprehur shqetësime për vazhdimin e aktiviteteve të grupeve terroriste në rajonin e Lindjes së Mesme, saktësoi: "Për fat të keq terroristët krimet e tyre po i kryejnë në emër të Islamit, prandaj të gjitha vendet islame duhet të krijojnë unitet përballë tyre dhe të marrin masat përkatëse për të luftuar terrorizmit". Nga ana tij, Muhamed Naxhib Razak, kryeministri i Malajzisë, në këtë takim tha se nuk ekziston kurrfarë pengese në zgjerimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Iranit dhe deklaroi: "Pengesat ekzistuese në rrugën e bashkëpunimeve bankare të Iranit dhe Malajzisë duhet të mënjanohen sa më shpejtë".