Lideri i Vëllezërve Myslimanë del para gjykatës
Ka rifilluar sot procesi gjyqësor kundër liderit dhe anëtarëve të lartë të lëvizjes Vëllezërit Mysliman të Egjiptit.
Mohamed Badie, kreu i VM së bashku me 738 anëtarë të lartë të kësaj lëvizje, kanë dal sot para gjykatës së lartë në Kajro, nën akuzën e pjesëmarrjes në trazirat në sheshin Rabe Al Buje. Mes të akuzuarve spikatin edhe Esam Al Arian, Esam Maxhid, Abdurrahmna Alber, Safut Exhazi, Mohamed Al Beltaxhi, Ismet Jasin, Esam Sultan, Masem Odet, Xhedi Ganim dhe Ismet, djali i presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed Mursi. Ata akuzohen se kanë nxitur trazirat në sheshin Rabe Al Buje dhe kanë kryer akte të dhunshme kundër civilëve dhe policisë egjiptiane. Edhe më parë, kreu i VM Mohamed Badie është dënuar me vdekje nga gjykata egjiptiane.