Sytë e shpresës së terroristëve tek Turqia
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30562-sytë_e_shpresës_së_terroristëve_tek_turqia
Alepo është një qytet në veri të Sirisë. Në këtë qytet ushtria ka korrur suksese të konsiderueshme në zonat veriore dhe jugore të qytetit dhe në bashkëpunim me partnerët e saj është duke çliruar zonat lindore të këtij qytetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2016 04:32 Europe/Tirane
  • Sytë e shpresës së terroristëve tek Turqia

Alepo është një qytet në veri të Sirisë. Në këtë qytet ushtria ka korrur suksese të konsiderueshme në zonat veriore dhe jugore të qytetit dhe në bashkëpunim me partnerët e saj është duke çliruar zonat lindore të këtij qytetit.

Për momentin ushtria siriane është vendosur në zonat strategjike veriore të qytetit duke pasur mundësi që të kontrollojë qendrën dhe rrugët që lidhen me pjesën lindore të Alepos. Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë arritur të vënë nën kontroll kodrat Shagif, Rehabe Shagif dhe vetë zonën Ragif si dhe sheshin Xhandul në veri të qytetit Alepo. Ushtria siriane gjithashtu ka çliruar spitalin Kondi dhe kampin Hendurat të cilat më parë mbaheshin të pushtuar nga terroristët. Aktualisht në qytetin Alepo, luftimet po zhvillohen në rajonin Sheik Said, Sulejman Halebi, Keram Tarab, Bastan Pasha dhe Mali Helak. Ushtria siriane ka vënë nën kontroll disa fabrika përreth spitalit Kondi dhe disa ndërtesa në rrugë Amerie. Operacioni për çlirimin e zonave lindore të qytetit Alepo, është futur në një fazë të ndjeshme dhe luftimet po zhvillohet në zonat Sulejman Halebi, Besta Basha dhe sheik Hadhet në verilindje të Alepos. Këto zona mbahen të kontrolluar nga terroristët, të cilëve ushtria siriane u ka ngushtuar tej mase rrethin e veprimit. Në jug të qytetit Alepo, ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë kryer operacione në rrugën Sheik Said për në bastionin kryesore të terroristëve dhe tashmë ushtria po avancon drejt aeroportit të Alepos. Përveç kësaj ushtria siriane ka kryer operacione kundër ISIS në afërsi të akademisë ushtarake ajrore në lindjet ë Alepos dhe është në luftime të ashpra me terroristët takfiristë. Insistimi në luftën në Alepo ka rëndësi pasi ai ndikon shumë në bisedimet politike për zgjidhjen e krizës siriane. Mos serioziteti i treguar nga faktorë rajonalë dhe  të huaj në zbatimin e angazhimeve të tyre në armëpushim tregon se rrjedha e procesit politik të zgjidhjes së krizës në Siri kalon nga fusha e luftës. Mirëpo çfarë rëndësie ka lufta në Alepo. Alepo është qendra ekonomike e Sirisë dhe kanë pozitë të veçantë për tregtinë e këtij vendi. Çdokush që kontrollon qytetin Alepo, kontrollon zonat veriore të Sirisë të cilat lidhen me kufijtë e Irakut dhe të Turqisë. Ushtria siriane për të marrë kontrollin e qytetit Alepo ka vënë nën kontroll pjesën veriore të qytetit ndërkohë që forcat kurdë më shumë preferojnë të bashkëpunojnë me ushtrinë siriane në luftën kudër ISIS sesa me Amerikën. Nëse ushtria siriane merr kontrollin e plotë të qytetit Alepo kjo do t’i hapë rrugën asaj për të marrë nën kontroll të gjitha qytetet e tjera të Sirisë. ISIS akoma kontrollon zonat shkretinore të Sirisë. Kurdët synojnë të bashkëpunojnë me Damaskut për të marrë mbështetje për zonat e kontrolluara prej tyre dhe kontrollimi i qytetit Alepo do të bëhet shkak që opozitarët të futen në bisedime për t’i dhënë fund lutës. Për kundërshtarët dhe opozitarët, qyteti Alepo ka rëndësi tepër të madhe. Rruga kryesore e tregtisë së qytetit Alepo kalon nga Turqia dhe opozitarët ndihmat e tyre i marrin nga Turqia. Në rast se Alepo bie në duart e ushtrisë siriane, i vetmi bastion që mbetet për opozitarët është Edlibi. Mirëpo cili është qëndrimi i Turqisë kundrejt Alepos? Shumë ekspertë janë të mendimit se në muajit korrik dhe gusht Turqia ka ndihmuar shumë pak me armatime grupe si UCS dhe grupet e tjera opozitare në Siri me qëllim që t’i detyrojë ata të ulen në tryezën e bisedimeve. Mirëpo në kohën kur besimet dështuan, një valë e gjerë armatimesh u është dërguar opozitarëve që ata të luftojnë kundër ushtrisë siriane në Alepo. Turqia nuk dëshiron që Alepo të rrëzohet pasi në këtë mënyrë ajo humben një kartë të rëndësishme të saj në Siri. Turqia e di shumë mirë se rrëzimi i Alepos nënkupton afrimin e ushtrisë siriane në kufijtë me Turqinë dhe kjo nuk është ajo që kërkon Turqia. Turqia në asnjë mënyrë nuk pranojnë fqinjësinë me ushtrinë siriane dhe kurdët, pasi në zhvillimet rajonale Turqia kërkon të marrë pjesën e saj.