Aziz Dovaik është zëvendës i Mahmud Abas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30571-aziz_dovaik_është_zëvendës_i_mahmud_abas
Një anëtar i lëvizjes Fatah deklaroi se sipas ligjit, Aziz Duvaik, kryetari i Kuvendit të Palestinës, do të jetë zëvendës legjitim i Mahmaud Abas, kryetarit të AAP.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 09, 2016 08:37 Europe/Tirane
  • Aziz Dovaik është zëvendës i Mahmud Abas

Një anëtar i lëvizjes Fatah deklaroi se sipas ligjit, Aziz Duvaik, kryetari i Kuvendit të Palestinës, do të jetë zëvendës legjitim i Mahmaud Abas, kryetarit të AAP.

Agjencia Kods e lajmeve njoftoi se Abas Zaki, anëtari i komitetit qendror të lëvizjes Fatah, ka hedhur poshtë lajmet në lidhje me mundësinë se Nasser al-Kudva, anëtar i lëvizjes Fatah, do ta zëvendësojë Mahmud Abas në krye të AAP dhe deklaroi: "Sipas ligjeve të Palestinës, Aziz Duvaik, kryetari i Parlamentit të Palestinës, do ta pasojë Mahmud Abas në krye të AAP. Ai shtoi se publikimi i lajmeve të tilla konsiderohet ofendim për popullin e Palestinës.