Shtohet numri i viktimave nga sulmi në Sana
Tetor 09, 2016 18:20 Europe/Tirane
Në një sulm ajror të koalicionit agresor të drejtuar nga sauditët në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, janë vrarë 500 persona dhe janë plagosur më shumë se 400 të tjerë. Sipas qeverisë së Jemenit ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ceremonie mortore.
Kryqi i kuq ndërkombëtar deklaroi se ka përgatitur 300 thasë të zinj të përdorur për trupat e pajetë. Qindra pjesë trupash të copëtuar janë gjetur brenda hollit të ndërtesës së goditur nga ajri. Dëshmitarët okularë flasin për skena tmerri dhe një zonë të mbytur në gjak. Që prej fillimit të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit në Mars 2015, mbi 10 mijë civilë jemenas, shumica gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur.
Tags