Shpërthim terrorist në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30652-shpërthim_terrorist_në_bagdad
Burime të sigurisë së Irakut bënë të ditur se si pasojë e një shpërthimi terrorist në rrugën e kalimit të pelegrinëve shiitë në rajonin Bagdad Al Xhadida, në lindje të Bagdadit, 9 pelegrinë husejnianë janë martirizuar dhe disa të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2016 18:23 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në Bagdad

Burime të sigurisë së Irakut bënë të ditur se si pasojë e një shpërthimi terrorist në rrugën e kalimit të pelegrinëve shiitë në rajonin Bagdad Al Xhadida, në lindje të Bagdadit, 9 pelegrinë husejnianë janë martirizuar dhe disa të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu terroristët e ISIS kanë sulmuar me mortaja një qendër të sigurisë në perëndim të provincës Anbar, duke vrarë 4 forca të sigurisë së Irakut e duke plagosur një tjetër. Ndërkohë, mësohet se pjesëtarët e ISIS janë të pranishëm në disa rajone në veri të qytetit Hit, ndërsa ushtria irakiane e përkrahur edhe nga fiset sunite, ka filluar operacionin për spastrimin e këtyre zonave nga prania e terroirstëve.