Vritet një komandant i ISIS në Arsal të Libanit
Burimet libaneze kanë njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i Abu Bekr Al-Rakavi, një prej komandantëve të grupit terrorist ISIS, në lartësitë e qytetit Arsaë të Libanit.
Gazeta libaneze "Al-Nehar" njoftoi se Rakavi ishte një prej myftinjve të grupit terrorist ISIS i cili disa ditë më parë ka ekzekutuar me vrasje dy pjesëtarë të forcave të sigurisë së Libanit. Në lidhje me këtë çështje kanali televiziv LBC News përgjegjës për vrasjen e Rakavi e ka bërë grupin terrorist Fronti Nusra. Mirëpo burimet libaneze kanë deklaruar se Fronti Nusra nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Rakavit. Lartësitë e qytetit Arsal në afërsi të kufirit me Sirinë janë nën kontrollin e terroristëve. Ditëve të fundit pjesëtarët e grupit terrorist ISIS dhe të grupit terrorist Fronti Nusra janë përleshur mes vete në Arsal, ndërsa edhe njësiti i artilerisë së ushtrisë së Libanit ka sulmuar pozicionet e terroristëve në këtë rajon. Terroristët dy vite më parë për një kohë të shkurt kanë pushtuar qytetin Arsal dhe kanë rrëmbyer një numër të pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë së Libanit dhe disa prej tyre i kanë vrarë. Shumica e këtyre personave të rrëmbyer janë liruar vitin e kaluar në kuadër të një marrëveshje për shkëmbimin e robërve.