Sauditët pranojnë përgjegjësinë e tyre në tragjedinë në Sana
Arabia Saudite më në fund pranoi se është autore e sulmit ndaj ceremonisë mortore në kryeqytetin Sana, ku u vranë dhe u plagosën qindra civilë jemenas.
Përfaqësia e Arabisë Saudite në OKB, në një letër drejtuar KS të OKB, shprehu keqardhjen për sulmin kundër ceremonisë mortore në Sana, sulm që shkaktoi qindra të vrarë e të plagosur. Sidoqoftë në këtë letër Arabia Saudite pretendoi se do të marrë masat e nevojshme për korrigjimin e këtij gabimi dhe do të hetojë mbi fajtorët që janë përgjegjës për këtë ngjarje. Vlen të theksohet se pas këtij krimi të shëmtuar kundër civilëve të pafajshëm të pambrojtur jemenas në Sana të Jemenit dhe pas protestave të gjera ndërkombëtare kundër këtij krimi, Arabia Saudite fillimisht nuk kishte pranuar përgjegjësinë për këtë sulm terrorist dhe krim te shëmtuar kundër civilëve jemenas dhe kishte pretenduar se koalicioni i drejtuar nga Riadi, nuk është përgjegjës për këtë ngjarje.