Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30847-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_në_jemen
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar rajone të ndryshme të Jemenit dhe kanë vrarë dhe plagosur edhe një numër tjetër të civilëve jemenas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2016 17:37 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar rajone të ndryshme të Jemenit dhe kanë vrarë dhe plagosur edhe një numër tjetër të civilëve jemenas.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se avionët e agresorit saudit të enjten pasdite kanë bombarduar rajonin Zaj'a në provincën Sa'de në veri të Jemenit dhe si pasojë e këtyre bombardimeve janë vrarë të paktën 4 civilë dhe janë plagosur disa të tjerë. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar gjithashtu edhe rajonet Tha'ban dhe Mandabe në Bakum të provincës Sa'de si dhe zyrat e doganës në rajonin Harad në provincën Hixha në perëndim të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë bombarduar edhe rajonin Mushaxha në qytetin Sirvah në provincën Meareb në qendër të Jemenit.