Sauditët pohojnë përgjegjësinë për vrasjen e Sana
Burimet informative kanë njoftuar se Arabia Saudite ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e civilëve në një ceremoni mortore në Sana, kryeqytetin e Jemenit ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me qindra civilë jemenas.
Kanali televiziv BBC në gjuhën arabe ka njoftuar se ky kanal televiziv është informuar se Arabia Saudite në mënyrë sekrete ka pohuar se një prej avionëve të koalicionit që drejtohet nga sauditët kundër Jemenit, ka bombarduar ceremoninë mortore ditën e shtunë në Sana. Vlen të theksohet se sulmi ajror i qëllimtë i koalicionit saudit kundër një ceremonie mortore në Sana, ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e 900 civilëve jemenas. Ndërkohë Zejd Ra'd Al-Husein, komisari i lartë i Këshillit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB ka kërkuar nga ky Këshill që të fillojë hetime të pavarura në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen. Davina Shamdastani, zëdhënëse e Komisariatit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, në një intervistë me kanalin televiziv BBC në gjuhën arabe, ka shprehur keqardhje për faktin se Këshilli për të Drejtat e Njeriut pranë OKB nuk i është përgjigjur kërkesës së Komisariatit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut në dy vitet e kaluara, prandaj ky Komisariat kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare që të marrë masa përkatëse për ndalimin e luftës në Jemen.