Terroristët sulmojnë rajonet e banuara në Damask
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30928-terroristët_sulmojnë_rajonet_e_banuara_në_damask
Terroristët kanë sulmuar me mortaja zonat e banuara në Damask, por deri tani nuk është bërë e ditur për viktima dhe dëme eventuale si pasojë e këtyre sulmeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2016 14:47 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë rajonet e banuara në Damask

Terroristët kanë sulmuar me mortaja zonat e banuara në Damask, por deri tani nuk është bërë e ditur për viktima dhe dëme eventuale si pasojë e këtyre sulmeve.

4 predha mortajë kanë rënë në afërsi të spitalit francez në lagjen Al Kesa, në Damask. Ndërkohë, avionët e ushtrisë siriane duke iu përgjigjur këtij sulmi të terroristëve, kanë bombarduar pozicionet e terroristëve në rajonin Guta lindore, në periferi të Damaskut. Gjithashtu ushtria siriane në vazhdën e ofensivës për çlirimin e qytetit Alepo, ka arritur të marrë nën kontroll sheshin Al Xhundul, duke përforcuar pozitat e saj në betejën për çlirimin e Alepos. Një prej komandantëve të ushtrisë siriane theksoi se marrja e kontrollit e sheshit Xhumhur dhe e kodrave përreth, është një hap i rëndësishëm për çlirimin e qytetit Alepo.