Ushtria amerikane për herë të parë sulmon forcat jemenase
DAM ka njoftuar se ushtria amerikane në përgjigje ndaj sulmeve me raketa ndaj një destrojeri të marinës amerikane në ujërat e Jemenit, ka sulmuar faqet e radarit në Jemen.
Sipas Press TV, sipas pretendimeve të Pentagonit, ushtria amerikane ka sulmuar me raketa Cruise tre faqet e radarit bregdetar në rajonet e kontrolluara nga lëvizja popullore Ansarullah në Jemen, duke i shkatërruar ata. Këto sulme janë ekzekutuar me urdhër të Barak Obamës, president i SHBA dhe konsiderohet si veprimi i parë direkt i ushtrisë amerikane kundër lëvizjes Ansarullah në Jemen. Peter Kok, zëdhënës i Pentagonit, duke pretenduar për “mbrojtje” nga sulme të dyshuara, ka thënë: Këto sulme janë kryer për mbrojtjen e punëtorëve dhe anijeve tona. Autoritetet amerikane mbrëmë kanë njoftuar se një destrojer amerikan për të dytën herë ka qenë objekt i sulmeve të forcave jemenase. Kjo është në kohën kur luftëtarët e lëvizjes Ansarullah të hënën kanë mohuar të kenë sulmuar këtë destrojerë të forcave amerikane.