9 shtetas sauditë në listën e ekzekutimeve
Burime irakiane njoftuan se 9 shtetas sauditë janë dënuar me vdekje nën akuzën e kryerjes së akteve terroriste në Irak.
Funksionarët irakianë bënë të ditur se 9 shtetas sauditë të akuzuar për akte terroriste ndodhen në burgun Nasirie të Irakut dhe po presin zbatimin e dënimit me vdekje. Gjatë vitit 2016 qeveria e Irakut ka zbatuar dënimin me vdekjeve ndaj 3 shtetasve sauditë të cilët kanë qenë militantë të ISIS dhe kanë marrë pjesë në kryerjen e sulmeve terroriste kundër civilëve irakianë. Amabsada saudite në Bagdad ka ndërhyrë për rigjykimin e këtyre shtetasve në Arabisë saudite me qëllim që të evitojë dënimin me vdekje, por këto ndërhyrje nuk janë pranuar nga qeveria e Bagdadit. Në një kohë që një numër i madh i shtetasve sauditë që janë pjesëtarë të ISIS kryejnë sulme terroriste në Irak, autoritetet saudite pretendojnë se këta persona janë gjykuar dhe dënuar me gjykime të padrejta.