Arabia Saudite vazhdon bombardimet në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31249-arabia_saudite_vazhdon_bombardimet_në_jemen
Nga sulmet më të fundit të avionëve sauditë kundër Jemenit janë vrarë 4 civilë jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2016 06:21 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vazhdon bombardimet në Jemen

Nga sulmet më të fundit të avionëve sauditë kundër Jemenit janë vrarë 4 civilë jemenas.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, të lajmeve, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar rajonin Horf Safian të provincës Imran në Jemen ku për pasojë janë vrarë 4 pjesëtarë të një familjeje mes tyre 3 fëmijë. Gjithashtu në sulmet ajrore të Arabisë Saudite në rajonin Sebare të provinës Ab në Jemen, 1 person është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur. Kurse nga një shpërthim termosit në një ceremoni mortore në qytetin Mareb janë vrarë 4 persona dhe plagosur 10 të tjerë. Sipas dëshmitarëve okularë, të vrarët ishin përkrahës të Mansur Hadit, peridentit të vetëdorëhequr të Jemenit. Javën e kaluar avionët sauditë kanë sulmuar civilët jemenas në një ceremoni mortore, sulm që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e mbi 700 personave.