Kthehet delegacioni negociator i Jemenit nga Omani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31348-kthehet_delegacioni_negociator_i_jemenit_nga_omani
Delegacioni i lëvizjes Ansarullah dhe i Kongresit popullor të Jemenit, u kthyen sot nga kryeqyteti i Omanit, Maskat, në kryeqytetin e Jemenit, Sana.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2016 18:27 Europe/Tirane
  • Kthehet delegacioni negociator i Jemenit nga Omani

Delegacioni i lëvizjes Ansarullah dhe i Kongresit popullor të Jemenit, u kthyen sot nga kryeqyteti i Omanit, Maskat, në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Ky delegacion i cili kishte marrë pjesë në bisedimet e Kuvajtit, udhëtoi me një avion omanez, ndërsa gjatë muajve të kaluar Arabia Saudite duke krijuar një bllokadë ajrore mbi hapësirën ajrore të kryeqytetit Sana, kishte penguar kthimin e delegacionit jemenas. I dërguari special i OKB për Jemeni, Ismail Veled Al Sheikh, ka deklaruar se gjatë ditëve të ardhshme do të vendoset një armëpushim 72 orësh në Jemen.