Shpërthim terrorist në kryeqytetin irakian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31453-shpërthim_terrorist_në_kryeqytetin_irakian
Një shpërthim ndodhi sot në rajonin Al Kadisia në qendër të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e dy civilëve irakianë dhe plagosjen e katër të tjerëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2016 16:22 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në kryeqytetin irakian

Një shpërthim ndodhi sot në rajonin Al Kadisia në qendër të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e dy civilëve irakianë dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Disa burime bëjnë të ditur se sulmi është drejtuar kundër zimbajtësve husejnianë, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet irakiane. Nga ana tjetër, komanda drejtuese e operacionit për çlirimin e Mosulit bëri të ditur se njësitë e artilerisë së ushtrisë dhe forcat ajrore irakiane kanë bombarduar disa objekte në brendësi të Mosulit, kryeqendër e provincës veriore Ninva. Ahmed Al Asadi, zëdhënës i forcave popullore të Irakut, deklaroi se forcat popullore do të marrin pjesë gjerësisht në operacionin për çlirimin e Mosulit.