Egjipti vret 100 pjesëtarë të ISIS
Tetor 16, 2016 16:35 Europe/Tirane
Ushtria egjiptiane është hakmarrë ndaj sulmit të fundit të terroristëve të ISIS në rajonin Sinai verior dhe ka sulmuar pozicionet e këtij grupi, duke vrarë mbi 100 pjesëtarë të ISIS.
Agjencia e lajmeve Sputnik bëri të ditur se avionët e ushtrisë egjiptiane përveç se kanë vrarë mbi 100 terroristë të ISIS, kanë bombarduar dhe shkatërruar edhe disa vendstrehime dhe depo të armatimeve të terroristëve. Të premten e kaluar, grupi terrorist ISIS sulmoi një bazë të ushtrisë egjiptiane në Sinain verior, duke vrarë 12 ushtarë egjiptianë.
Tags