Çlirohen të tjera rajone të Sirisë nga pushtimi i terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31477-Çlirohen_të_tjera_rajone_të_sirisë_nga_pushtimi_i_terroristëve
Ushtria siriane ka arritur sot të çlirojë rajonin Mardas në veri të qytetit Hama, në perëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2016 16:36 Europe/Tirane
  • Çlirohen të tjera rajone të Sirisë nga pushtimi i terroristëve

Ushtria siriane ka arritur sot të çlirojë rajonin Mardas në veri të qytetit Hama, në perëndim të Sirisë.

Në këtë sulm, ushtria dhe forcat popullore siriane kanë çliruar plotësisht qytetin Mardas dhe kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra pjesëtarë të grupeve terroriste. Artileria e ushtrisë siriane ka bombarduar sot pozicionet e terroristëve në provincën Rif Damask, duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta në radhët e terroristëve. Forcat siriane kanë avancuar në rajonin Guta perëndimore dhe kanë marrë nën kontroll disa ndërtesa.