Kuvajt: Shpërbëhet parlamenti, qeveria jep dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31510-kuvajt_shpërbëhet_parlamenti_qeveria_jep_dorëheqjen
Njëkohësisht me dorëheqjen e qeverisë, edhe parlamentit i Kuvajtit është shpërbërë me urdhër të Sabah Ahmed Xhaber Sabah, emir i Kuvajtit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 04:20 Europe/Tirane
  • Kuvajt: Shpërbëhet parlamenti, qeveria jep dorëheqjen

Njëkohësisht me dorëheqjen e qeverisë, edhe parlamentit i Kuvajtit është shpërbërë me urdhër të Sabah Ahmed Xhaber Sabah, emir i Kuvajtit.

Emiri i Kuvajtit duke u mbështetur në nenin 107 të kushtetutës, dha urdhër për shpërbërjen e parlamentit duke i hapur rrugën organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare brenda dy muajve të ardhshme. Parlamenti i Kuvajtit u shpërbë për shkak të kushteve të rajonit, sfidat e sigurisë dhe pasojat e tyre. Mirëpo sipas shumë analistëve, shkaku i shpërbërjes së parlamentit dhe i dorëheqjes së qeverisë është përpjekja për zgjidhjen e krizës financiare dhe për të parandaluar futjen e opozitarëve në procesin e zgjedhjeve. Marsin e kaluar opozitarët kuvajtianë të mbledhur përballë parlamentit kanë kërkuar reforma politike, lirimin e të burgosurve politike, shpërbërjen e parlamentit, dorëheqjen e qeverisë dhe anulimin e vendimeve për heqjen e shtetësisë në Kuvajt. Pas vendimit të qeverisë për shtimin e çmimit të benzinës, mes qeverisë dhe parlamentit u krijuan shumë mosmarrëveshje. Sipas ligjit, zgjedhjet e reja parlamentare në Kuvajt pritet të mbahen në Janar të vitit 2017. Në rast se zgjedhjet nuk organizohen në afatin e caktuar, parlamenti aktual do të vazhdojë punën e tij.